Fati i Metës i lidhur me Berishën, analisti tregon letërporosinë e SHBA!

Analisti Namir Lapardhaja ka komentuar lajmin mbi arrestimin e Ilir Metës ku për “Dritare Tv” tha se fati i këtij të fundit është i lidhur ngushtë me atë të Sali Berishës.

Lapardhaja tha se ndaj Metës ka disa çështje ku mund të hetojë drejtësia dhe theksoi se ka mbërritur në vendin tonë një letërporosi mbi këtë çështje.

Sakaq shtoi se SPAK ka vendosur të godasë klasën politike dhe ta transformojë tërësisht deri në 2025, atë që nuk e bënë dot qytetarët me votë e cila po ashtu është në interes të ndërkombëtarëve për vendin tonë.

“Fati politik i Metës është i lidhur ngushtë me atë të Berishë. Por kjo goditje e Berishës, paralajmëron se nuk do të ketë më të paprekshëm në vendin tonë. Meta është lehtësisht i goditshëm për shkak të aferave të mëdha politike që ka qenë i ekspozuar, edhe ndaj videos të Dritan Priftit apo çështjes Cez-Dia apo letërporosia amerikane që mendohet se ka ardhur për shkak të lobimit në SHBA. Meta është çështje ditësh që lajmet do ta bëjnë publike, tek selia e LSI do të jenë dritat fikur. Mendoj që SPAK po transformon tërësisht klasën politike, për sakohë që qytetarët nuk e kanë bërë përmes votës.

Kjo është zgjedhje mekanike që harmonizon interesat e qytetarëve me atë të ndërkombëtarëve. Partia e Lirisë pa Metën është inekzistente zgjedhjet e fundit e treguan. Mendoj se viti 2025 do jetë një konfigurim i ri i gjithë klasës politike”, tha Namir Lapardhaja për Dritare.

Artikulli paraprakBasha me qytetarët dhe fermerët në Bubq: Korrupsioni qeveritar ka vënë dorë edhe mbi fondet e BE-së për bujqësinë
Artikulli tjetërMiliona mesazhe përmes Sky Ecc zbuluan rrjetin e mafies shqiptare, më 6 Nëntor nis gjyqi më i madh i drogës në Belgjikë