Edhe pse seanca plenare përfundoi, tensionet vijuan edhe jashtë ambienteve të Kuvendit.
Deputeti demokrat, Bledion Nallbati u përplas sërisht me deputetin socialist, Vullnet Sinaj.
Ishin deputetë aty pranë, të cilët ndërhynë duke shmangur një agravim.
Brenda në Kuvend, Nallbati u përplas fizikisht me Sinajn, duke egoditur këtë të fundit, pasi kishte marrë fjalën.
Seanca plenare e kësaj të hëne në orën 17:00 nisi menjëherë me tensione, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita.
Sali Berisha, i rikthyer në Kuvend me 22 deputetë, bllokuan Foltoren e Kuvendit sapo nisi seanca.