Përleshja në parlament, Zogaj: Opozita duhet të kishte nxjerr mësime nga aktet e saj

Presidenti i Institutit Liberal “Pashko”, Preç Zogaj i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar tensionin e ndodhur pasditen e sotme në Kuvend, ku përveç toneve të larta të zërit pati dhe dhunë fizike.
Ai tha se këto pamje nuk janë aspak të reja, madje i ka konsideruar të vjetra, ndërsa theksoi se opozitës në këto kushte ku ndodhet sot duhet të luftonte për foltoren nëse do kishte diçka për të thënë dhe jo ta bllokonte atë.

“Duket dhe nga skena janë ngjarje që kanë gjithmonë nevojë për të ditur më shumë sepse në pamje të jashtme janë skena të përsëritura dhe ne i kemi përdorur dhe tingëllojnë si e vjetër.

Tek ne opozita e sotme mendoj unë e ka konsumuar pa sukses radikalizmin në ekstrem por nuk ka nxjerr asgjë, duhet të nxjerrë të paktën një mësim nga ato që ka bërë sepse ka bërë akte ekstreme dhe në parlament dhe nga kjo pikëpamje nuk gjykoj se kush e ka fajin, por në thelb mendoj se opozitës i intereson të flasë, ta marrë foltoren dhe durimi nuk është shumë i dëmshëm.

Një opozitë që ka vërtetë diçka për të thënë duhet të synojë ti thotë ato dhe ta lejojë seancën, ndërsa këtu ndodh e kundërta,” tha mes të tjerash Preç Zogaj.

Artikulli paraprak“Trima” me gratë, por shihni se si zbythet Gaz Bardhi dhe Flamur Noka nga deputeti i Elbasanit: Mos guxoni të afroheni!
Artikulli tjetërIrena Beqiraj: Berisha nuk lejon krijimin e një alternative të re, duke e bërë çështjen e tij kauzë të PD-së!