Universiteti Politeknik i Tiranës tha të hënën se ka nënshkruar një kontratë 620 milionë lekë (5.9 milionë euro) me konsorciumin e operatorëve vendas të ndërtimit Metro dhe R&T për rikonstruksionin e godinës së fakultetit të gjeologjisë dhe minierave.
Kompania nënshkroi me një ofertë më të lartë se buxheti i parashikuar prej 580 milionë lekësh, tregon njoftimi i kontratës në portalin e prokurimeve publike në vend.
Projekti parashikon gjithashtu ndërtimin e një godine të re për të akomoduar një muze gjeologjik.
Punimet duhet të përfundojnë brenda dy viteve nga nënshkrimi i kontratës.
Edhe këtë vit degët e gjeologji minierave mbetën me kuota të paplotësuar dhe në rrezik mbylljeje.