Ekonomisti Pano Soko, ka komentuar sherrin mes deputetëve në Kuvend gjatë zhvillimit të seancës plenare, duke e cilësuar si rrugaçëri.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai u shpreh se deputetët e opozitës duhet të ndjekin rrugën institucionale dhe jo aktet që u kryen në seancën e sotme parlamentare.
Më tej Sako u shpreh se veprime të tilla vetëm ulin pikë, ndërsa shtoi se grushtet nuk janë simbolikë, duke iu referuar përplasjes mes deputetëve Sinaj dhe Nallbati.
“E vetmja rrugë që iu siguron është institucionalja. Shkoni në Gjykatën Kushtetuese, veprime të tilla vetëm ju ulin pikë.
Në fund fare ajo që mbetet në mendjet e qytetarëve nuk janë kauzat e opozitës, por këto veprimet në Kuvend. Ajo që ndodhi në parlament është rrugaçëri, grushti nuk është simbolikë.
Aksioni juaj ka qëllim të mirë, por gjeni rrugën se si të shkoni. Kjo nuk është mënyra. Rama këtë kërkon, që ju të bëni një akt të fortë dhe rruga të mbivendoset mbi qëllimin”, tha ai mes të tjerash.