Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko, i ftuar në studion e “News24”, ka deklaruar se ajo çfarë ndodhi dje në Kuvend, ishte një nder që Edi Rama i bëri Sali Berishës.
Kjo pasi sipas tij Rama donte të tregonte dhunën e Berishës, duke iu referuar sherrit që ndodhi në Kuvend një ditë më parë.
“Seanca e djeshme, nder që Rama i ka bërë Berishës, duke lejuar deputetët që të futeshin, edhe pse ishin përjashtuar dhe nuk u takonte. Rama ua bëri këtë nder që ata të vazhdonin spektaklin që patë dje. Rama është i interesuar t’i tregojë publikut se ‘shikoni çfarë opozite ka’”, tha ai.
Më tej Bejko tha se Berisha me sulmet që po i bën Ramës, pas hetimit të SPAK, është duke i kërkuar ndihmë duke e kërcënuar, pasi nuk sulmon dot ndërkombëtarët.