Zëri unik i poezisë, Luljeta Lleshanaku shpallet Poet Laureat i Shqipërisë

Qendra kombëtare e Librit dhe Leximit ka shpallur Luljeta Lleshanakun poete Laureate të Shqipërisë.

Shpallja u bë pas një procesi të gjatë ndërsa juria ka marrë në shqyrtim disa emra përfshire edhe pastërtinë e figurës.

Lleshanaku u përzgjodh midis dhjetë emrave dhe pasoj Rudolf Markun.

“Titulli “Poeti Laureat” i jepet poetes shqiptare Luljeta Lleshanakut, me motivacionin për vargun e saj modern, larg metaforës së automatizuar duke e ndërtuar me ritëm e krahasim domethënien e frazës poetike, si dhe për krijimin e një brezi të ri poetësh. Luljeta Lleshanaku përfaqëson çka është postmoderne në poezinë shqipe, duke i kthyer kësaj të fundit bashkëkohësinë me poezinë botërore”, thuhet ne motivacion.

Artikulli paraprakDhuna në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë 5 deputetë të Rithemelimit! Korreshi me 3 ditë! Ndaj Gështenjës s’merret masë
Artikulli tjetërBIRN: Vota e Diasporës në pritje të një zgjidhjeje ligjore