Dy ditë pas dhunës në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka firmosur një kallëzim penal për deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, për përplasjen fizike në seancën plenare me deputetin socialist, Vullnet Sina.
Në njoftimin e dërguar, Çuçi thekson se nuk do të tolerohet asnjë akte dhune.
Reagimi i Bledi Çuçit:
Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledion Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.
Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.
Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament.