Gazment Bardhi është përplasur me kryeparlamentaren Lindita Nikolla tek dera e selisë së Kuvendit.
“Çfarë kam bërë? Pse më ke përjashtuar”, i është drejtuar ai.
Ndërsa Lindita Nikolla iu drejtua: “Ke shkelur rregulloren”.
“Ti ke 2 muaj që ke shkelur rregullore, duke mos zbatuar vendimet”, iu përgjigj Bardhi.
Më pas, deputeti i PD-së ka hyrë drejt sallës së mbledhjes.
Gazment Bardhi shkoi në selinë e Kuvendit ku do të zhvillohet mbledhja e Konferencës se Kryetarëve për Projektbuxhetin e vitit 2024.