Maliqi pas daljes nga SPAK: Dorëzova provat filmike kundër Salillarit dhe kryebashkiakut Hajdari, shtruan asfalt mbi asfalt

Ish-deputeti Lefter Maliqi pas daljes nga SPAK tha se dorëzoi materialet për atë që ai e quan krim zgjedhor në Kuçovë.

Maliqi sqaroi se u pyet mbi një orë për një asfalt mbi asfalt, ku Sallilari bëri një kilometër pa tenderim, si dhe për kryebashkiakun Kreshnik Hajdari, të cilin e konsideroi “më keq” se Safet Gjici.

“Është hera e tretë që thirrem nga SPAK për shkak të krimit elektoral në Kuçovë të marrë nga mafia. Dorëzova provat filmike në SPAK për të filluar procedimit penal ndaj oligarkut Salillari dhe kryebashkiakut Kreshnik Hajdari. U pyeta mbi një orë për një asfalt mbi asfalt ku Salillari bëri një kilometër pa tenderim Salillari për Hajdarin, i cili është më keq se Safet Gjici.”-tha Maliqi.

Artikulli paraprakIshte thirrur nga SPAK/ Kryebashkiaku i Kamzës nuk paraqitet as sot, ja kur vendoset data e radhës
Artikulli tjetërCDU/CSU përgënjeshtron pretendimet e Rithemelimit dhe mediave pranë tij, Krichbaum flet në emër të grupit tonë parlamentar