Gazetari Namir Lapardhaja ka reaguar në rrjetet sociale për kaosin e krijuar sot në Kuvend, ku bllokimit të foltores dhe tymuesve qeveria miratoi një sërë projektligjesh.
Lapardhaja shkruan se sa më e madhe të jetë zhurma aq më i madh është halli ndërsa thekson se asnjë nga ligjvënësit nuk ka në fokus popullin por vetëm interesat personale.
“Sa më e madhe zhurma, aq më i madh halli.
Dikush e ka me SPAK-un, dikush me Gjykatën, dikush me veten, dikush për t’i rënë në sy Ramës e dikush tjetër për t’u dukur si pasardhësi. Këta deputetë meritojnë vetëm qorrat e verbër që vijojnë të entuziazmohen dhe t’i ndjekin, pa e kuptuar se asgjë nuk bëhet për popullin, por vetëm për veten e tyre”, shkruan Lapardhaja