Në letër, Interi është më i fortë!

Kombëtaret e kryen “detyrën” dhe në fundjavë të gjithë ekipet do të luajnë në kampionatet e tyre respektive. Ndeshja që të gjithë tifozët po presin është padyshim “Derby della Madonnina”, që do të luhet të dielën më 20 tetor. Një ikonë e kësaj ndeshje, Carlo Ançeloti, njëkohësisht edhe trajneri i Bayernit, ka thënë fjalë interesante në lidhje me derbin, si dhe ka përcaktuar favoritin.
I intervistuar sot nga “Il Giornale” është shprehur se kjo është një nga ato sfida që drithërimat i ka pjesë të saj që nga fillimi e deri në fund të takimit. “Është një ndeshje me të cilën jeton i gjithë qyteti, por jo vetëm, edhe nga tifozëritë respektive në të gjithë botën. Kam mbresa speciale kur isha pjesë e saj”.
Italiani i ka bërë edhe një prognozë të dyja ekipeve, duke lënë të nënkuptohet edhe favorite. Montella është me fat që nuk ka pasur shumë lojtarë në detyra ndërkombëtare dhe përgatitja ishte në vazhdim. Por, mos harroni se derbi është gjithmonë një histori në vete dhe se Inter ka dhënë më të mirën e vet në këtë pjesë të parë të sezonit, ndaj Juventusit. Pastaj… Arsyet për fitore janë shumë të larta, me siguri Inter ka shumë cilësi dhe nuk e ka treguar ende potencialin e vet. Ky ekip mund të renditet patjetër ndër tri vendet e para të Seria A. Unë uroj Piolin, mund të ta arrijë qëllimin përfundimtar. Që nga e hëna, natyrisht…”. Për Ançelotin sigurisht ekziston vetëm një fitues, por ai e ka të qartë se, “zikaltërit” kanë më shumë potencial. Pikëpyetja do të jetë nëse Pioli, trajneri i ri, do të arrijë ta nxjerrë atë.
Juventusi nuk ndalet në merkato. Drejtori Përgjithshëm i bardhezinjve, Beppe Marotta, ka folur në lidhje me dritaren e transferimeve të kampionëve të Italisë. Marotta ka konfirmuar edhe njëherë interesin e “Zonjës së Vjetër” për talentin e Bocca Juniors, Rodrigo Bentancur. Situata është nën vëzhgim edhe pse numri 1 i merkatos së bardhezinjve shprehet se nuk ka arsye për t’u nxituar, për të pasur në dispozicion shërbimet e 19-vjeçarit, por duket se e ardhmja e argjentinasit pritet të jetë Juventusi. Talentet e reja janë kthyer në modë në kampin e bardhezinjve. Giannluigi Donarumma, gardiani i portës së Milanit është shndërruar në objektivin numër 1 të kampionëve të Italisë, duke patur parasysh faktin se, portieri aktual i Juventusit, Giannluigi Buffon është në fund të karrierës së tij.
Transferimi i 17-vjeçarit duket një mision i vështirë, por jo i pamundur. Për momentin, komenti i Marrota-s ishte se aktualisht skuadra e ka një portier, pasi Giggi të largohet, drejtuesit e klubit do të bëjnë çmos që pasardhësi i tij të jetë i një niveli të lartë. Janari, muaj i cili përkon dhe me merkaton dimërore, pritet të jetë produktiv për “Zonjën e Vjetër”. Axel Witsel, mesfushori i Zenit Saint Petersburg në një intervistë të dhënë është shprehur hapur se do t’i bashkohet Juventusit shumë shpejt. Në janar, drejtuesit e skuadrës do të bëjnë maksimumin që belgu t’i bashkohet ekipit. Në rastë se transferimi dështon, atëherë në verë, 27-vjeçari do të vishet bardhezi.

Artikulli paraprakQeveria sjell në Parlament TEC-in e mbetjeve organike në Korçë
Artikulli tjetërLoja për Vettingun politik të gjyqtarëve