Granit Sokolaj i Qendra ALERT, është shprehur se bëhen abuzime të shumta tek buka.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se do të ketë rritje të çmimit të bukës.
Sipas tij buka masive nga 100 lekë do të shkojë në 130 ose 140 lekë, megjithatë kjo mbetet për t’u parë.
“Do të ketë rritje të çmimit të bukës dhe do ta shohim në dhjetor. Nëse sot nuk është 100 lekë do të shkojë 130-140 lekë buka. Nuk është për t’u marrë e mirëqenë por do e shohim si do ecë.
Deri më tani furrëtarët kanë punuar në të zezë, kanë abuzuar me bukën. Duhet hetuar kjo gjë”, tha ai.