Analisti i njohur, Artan Hoxha, i pozicionuar pranë Rithemelimit ka komentuar në Klan News, shkrimin e BBC për paratë ruse të inflirtuara në rreth 900 kompani të Britanisë së Madhe, ku përmendet edhe rasti i lobimit të PD në SHBA, mes të tjerave edhe për një takim të Lulzim Bashës me ish-presidentin Dinald Trump.
Hoxha deklaron se pjesa e shkrimit kur flet për këtë çështje është një riciklim i lajmeve të vjetra dhe shton se hetimi dhe gjykimi i rastit “McGonigal” vërtetoj përfundimisht, se “paratë ruse” të lobimit të PD në atë kohë, ishin një iskenim i Edi Ramës me ndihmën e Agron Nezës, Dorian Duçkës dhe ish-drejtuesit të FBI, tashmë i dënuar.
”Është një temë e konsumuar. Nëse do ketë tek shkrimi i BBC, unë e kam lexuar përmes përkthimit, do duhet ta lexoj origjinalin. Pretendohet se është financuar Basha përmes një kompanie në pronësi Ruse, termi është gabim, mendoj unë. Thjesht termi kompania ruse është përdorur si kanal transferimi nga Shqipëria në Amerikë tek lobisti që i siguroi më pas dhe foton me Trump-in.
Pra, nuk bëhet fjalë për origjinë ruse të parasë së financimit të kësaj përpjekjeje të Lulzim Bashës dhe PD-s të asaj kohe, por bëhet fjalë për të gjetur një kanal transferimi të këtyre parave, që mesa duket sponzorizimi indirekt të fushatës të asaj partie.
Pra, gjithë janë të qartë që ato para që blejnë një foto me Trumpin, janë para shqiptare. Tani në këto kanale financiare kur duhet me çu ndonjë gjë jo në mënyrë kaq transparente, do kapësh një nga ato kanale. Një nga këto kanale, shumë prej tyre janë edhe me pronar rusë, ndaj dhe duhet hetuar kjo gjë. Por ajo që dimë është që ne kemi një personazh tashmë shumë të njohur që quhet Mc Gonigal, ish oficeri i lartë i FBI, i cili pas disa takimeve me kryeministrin e Shqipërisë, nën rezistencën e dy shqiptarëve të famshëm tashmë, Neza dhe Duçka. Në Amerikë u hap një hetim kundër këtij lobisti amerikan.
Unë mendoj që kazusi Mc Gonigal i ka dhënë të drejt Lulzim Bashës dhe mua njëkohësisht që ato para nuk janë ruse, por thjesht janë përdorur për një rastësi, për një nevojë për një nga mijëra e mijëra kompani që bëjnë transaksione të tilla, pra që bëjnë këtë shërbim për kalimin e këtyre parave për atë nevojë dhe kaq. Çështja Mc Gonigal tregon që ka pasur një investim politik kundër opozitës të asaj kohe dhe kundër Lulzim Bashës. Pastaj a ka rënë pre e kësaj, apo ka rënë pre siç thotë Sali Berisha, unë them që Lulzim Basha është peng i ambicieve të veta dhe jo i ndonjë gjëje tjeter.” është shprehur Hoxha.