Bashkitë do të përfitojnë 71 miliardë lekë vitin e ardhshëm. Paratë do të shkojnë për zhvillimin ekonomik të tyre, ndërsa vihet re një zgjerim i fondeve për mbrojtjen nga zjarri dhe pagat.
Qeveria shqiptare parashikon të rrisë buxhetin për njësitë e qeverisjes vendore me 10% më shumë se buxheti i vitit 2023. Në vlerë absolute buxheti arrin në nivelin e 71 miliardë lekëve.
Sipas formulës që ndan shumën e përgjithshme në 61 njësitë e vendit, transferta e pakushtëzuar do të jetë 35 miliard lekë, ku në raport me vitin 2023 vihet re rritje e fondit për mbrotjen nga zjarri dhe fondit për pagat e punonjësve bashkiakë.
Sipas Bashkive, Tirana do të marrë 5.2 mld lekë vitin e ardhshëm, ndjekur nga Durrësi me 2 mld dhe Shkodra me 1.4 mld lekë.
Ndërkohë më pak para do të marrin bashkitë Konispol, Libohove dhe Pustec, përkatëisht 136, 105 dhe 89 milione lekë.
Formula që ndan fondet lokale, përcakton administrimin e tyre në 42 funksionet e njesive të qeverisjes vendore.