Vetëm 20 minuta shi hedhin në Lanë propagandën e Veliajt, përmbyten rrugë, biznese e godina!

Moti i keq dhe stuhia “Ciaran” përfshinë mesditë e sotme edhe vendin tonë. Në kryeqytet shiu i dendur dhe era e fortë shkaktoi disa probleme në disa zona të ndryshme. Mjaftuan 20 minuta që propaganda e Erion Veliajt që, “do ndihmojë edhe Firencen nga përmbytjet”, të përfundonte në Lanë

Raportohet se uji është futur në biznese dhe godina duke i përmbytur. Po ashtu edhe Lana ka arritur në nivelin e rrugës, kryesisht në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, ndërkohë që rrugët u bllokuan nga kaosi i trafikut, kurse trotuaret u shndëruan në “këneta”.

Deri më tani raportohet vetëm për një efektiv policie të lënduan gjatë patrullimit, pasi një objekt u shkëput nga një objekt dhe i ra në kokë.

Artikulli paraprakKurti jep vlerësimin për draftin e Asocacionit: Pa qëllim minues për Republikën
Artikulli tjetërU përplas me Spahon, Qefalia: Nuk jemi të lumtur që kemi një opozitë të përçarë!