Shqipëria u godit një ditë më parë nga stuhia “Ciaran” e cila prej disa ditësh ka goditur Europën. Si pasojë e shiu të dendur dhe erës së fortë, ka pasur disa problematika në qytete të ndryshme të vendit, por për fat të mirë pa lëndime në njerëz.
Si pasojë e reshjeve, në qarkun e Dibrës, vijon të ketë probleme në kalimin e Rrugës së Arbrit. Niveli i asfaltit është ulur, ndërsa raportohet për një banesë të dëmtuar nga reshjet. Probleme kanë njësitë e thella, si Lura, Kalaja e Dodës, ku ka pasur rrëshqitje gurësh. Era e fortë ka shembur pemët dhe si pasojë janë dëmtuar shtyllat duke u ndërprerë energjia elektrike në disa zona, raporton ‘Balkanëeb’.
Në fshatin “Fshat”, ka pasur çarje të asfalti, ndërsa shtabi i emergjencave është në gatishmëri të plotë.
Sot kanë vijuar reshjet në qarkun e Gjirokastrës. Problematika kryesisht ka pasur në Përmet, ku u bllokuan 23 turistë në Kanionin e Langaricës, por u evakuuan disa orë më pas pa lëndime.
Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Korçës, por deri tani nuk janë shkaktuar përmbytje. Ka pasur vërshime të ujit, por nuk janë shkaktuar problematika.
Aktualisht situata është nën kontroll, ndërsa gjatë mbrëmjes nga era e fortë në Pedonale, është shkëputur një pjesë suvaje, dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë një person në shpatull.
Në qarkun e Kukësit ka pasur rrëshqitje dherash, në akset nacionale. Akset problematike mbeten Kukës-Shishtavec, Kukës- Peshkopi, Bajram Curri- Qafë Mali dhe Qafë Mali- Kukës.