Partia Demokratike ka reaguar sërish nëpërmjet nënkryetares së saj, deputetes Orjola Pampuri, lidhur me keqmenaxhimin dhe paaftësinë e qeverisisë për t’iu gjendur njerëzve pranë në fatkeqësi natyrore.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARJA ORJOLA PAMPURI
Siuata e rëndë e krijuar ne ne gjithe vendin per shkak te “Stuhisë Ciaran” zbuloi edhe një herë paaftësine e qeverisë për të menaxhuar emergjencat e krijuara prej fatkeqësive natyrore.
Mekanizmat institucionalë dhe ligjore që fillojnë me Agjensinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dështuan sërish në parandalimin e dëmeve që priteshin.
Pasojat e Stuhisë që goditi Italinë fqinje ishin të paralajmëruara dhe të ditura për të gjitha institucionet përgjegjëse që nga Agjencia Kometare e Mbrojtes Civile, Shëebimi Metreologjik Ushtarak dhe Bashkitë.
As edhe një masë parandaluese nuk u ndërmor gjtaë javës që shkoi, duke nxjerrë zbuluar paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë dhe bashkive të drejtuara nga socialistët.
Ura të shëmbura, rrugë të shkatërruara e deri përmbytje të lagjeve të Tiranës, Durrësit e qyteteve të tjera.
Duke nisur që nga Erion Veliaj që paralajmëron qytetarët pasi përmbytet Tirana e deri tek Rruga e Arbrit që nuk mbaron kurrë, qeveria bën vetëm një punë: bilancin e dëmeve dhe jo parandalimin e tyre.
Për fat dhe jo për meritë të institucioneve, nuk ka patur dëme në jetë njerëzish por vetëm material.