Puthja ndaj Baerbock: Zemërim në mediat sociale

Pas një takimi të ministrave të Brendshëm dhe të Jashtëm të BE e Ballkanit në Berlin, ministri i Jashtëm kroat, përpiqet me sa duket të puthë ministren e Jashtme gjermane në gojë në foton e përbashkët. Ky rast ka shkaktuar zemërim në Kroaci: Zemërim me Gordan Grlic-Ramadan dhe mirëkuptim për Annalena Baerbock.

Mediat raportojnë për një “moment të turpshmëm” në takimin e ministrave të Jashtëm në Berlin. Aktivistet për të drejtat e femrave e akuzojnë Grlic-Ramadan për mungesë respekti dhe “dështim”, e quajnë “të shëmtuar”, kur vërejnë momentin se gjatë momentit të fotos në grup Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock përpiqet t’i ikë puthjes. Rada Boric bëri fjalë për një “gjest tërësisht të papërshtatshëm” dhe një aktiviste e akuzoi ministrin për mungesë respekti.

Fotoja e perbashket
Fotografi: John Macdougall/AFP/Getty Images

Në media shkruhet se ai nuk ka turpëruar veten, por shumë kroatë. Gazeta “Jutarnji List” shkruan se Baerbock duket qartë që nuk është ndjerë mirë. Ish-kryeministrja kroate shkroi në X “puthja e detyruar ndaj femrës është dhunë, apo jo?”

Grlic-Ramadan i ka hedhur poshtë akuzat. Ai ka thënë, se ka dashur ta përshëndesë “në mënyrë njerëzore” ministren./ DW

Artikulli paraprakVOA/ Shqipëri, plakja e popullsisë, studiuesit: Pasoja të mëdha për ekonominë
Artikulli tjetër“Është alternativa e vetme”/ Ish-presidenti Topi rikonfirmon mbështetjen për Bashën: Gati për bashkëpunim!