Pse mbeti beqar deri në fund të jetës së tij? Fevziu zbulon përpjekjet e dështuara të Nolit për të gjetur nuse shqiptare, në librin e fundit të Ilir Ikonomit

Blendi Fevziu në një takim me gazetarin shqiptaro-amerikan dhe autorin e disa librave historikë, Ilir Ikonomin, zbuloi fakte interesante në librin më të fundit rreth jetës së Fan Nolit në SHBA.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=669&loc=https%3A%2F%2Fliberale.al%2Fpse mbeti beqar deri ne fund te jetes se tij fevziu zbulon perpjekjet e deshtuara te nolit per te gjetur nuse shqiptare ne librin e ikonomit%2F&referer=https%3A%2F%2FliberaleFevziu në takimin që publikoi në rrjetet sociale me Ikonomin për librin e tij me të ri, dedikuar Fan Nolit, zbuloi edhe disa sekrete rreth figurës së një prej personaliteteve më të shquara të historisë dhe letrave shqipe.

”Është autor i librit për Konicën, autor për Esat Pashë Toptanin dhe vjen me librin e fundit për Fan Nolin, me Apostulli, vëllimi i parë,” – theksoi Fevziu ndërsa shtoi se, – “është ndoshta më i mirë shkrues i historisë që ne kemi momentalisht” – por pranoi se me këtë vlerësim mund t’i hapë “telashe” vetes.

Fevziu e pyeti autorin e librit nëse ka qenë e vështirë të gjendeshin fakte të reja rreth figurës së Nolit. “Po! Shumë e vështirë” – u përgjigj Ikonomi.

– “Kanë gërmuar shumë njerëz dhe duket se çdo gjë është e zbuluar por në fakt jo,” – theksoi më tej Ilir Ikonomi.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=674&loc=https%3A%2F%2Fliberale.al%2Fpse mbeti beqar deri ne fund te jetes se tij fevziu zbulon perpjekjet e deshtuara te nolit per te gjetur nuse shqiptare ne librin e ikonomit%2F&referer=https%3A%2F%2Fliberale– “Sot mësova diçka të re për Nolin, që ka dashur të martohet dhe nuk gjeti nuse”, – shtoi Fevziu duke iu referuar librit.

– “Kaq të vështirë e pati të gjejë nuse” – pyeti Fevziu autorin e librit dhe mori si përgjigje duke qeshur nga Konomi: – “Po shumë. Sepse shqiptarët që vinin në SHBA ishin të gjithë burra.”

Ndërsa kur u pyet nëse Noli e donte nusen patjetër shqiptare mori përgjigjen “po” nga Ikonomi. – “Donte patjetër nuse shqiptare dhe (Noli ndoshta për këtë arsye) mbeti deri në fund të jetës pa u martuar”, – konfirmoi Fevziu në bashkëbisedimin e tij interesant me Ikonomin.

”Siç tha Iliri, Noli i kërkoi edhe komunitetit shqiptar në Rumani, edhe komunitetit shqiptar në Misir t’i gjenin një nuse, por nuk i gjetën dhe mbeti deri në fund të jetës i pamartuar,” u shpreh mes të tjerash Fevziu teksa zbuloi diçka rreth të panjohura të Nolit, në librin e sapo-publikuar të Ilir Ikonomit.

Një personalitet i rrallë, Noli sipas Ikonomit ishte njohës i mirë i të paktën 9 gjuhëve të huaja, po ashtu njihet edhe si orator i shkëlqyer, dhe megjithëse kishte aftësi të komunikonte me njerëz nga mbarë bota, dështoi në një pjesë të jetës së tij private sepse; mbeti beqar!

Artikulli paraprakRama faktorizon Berishën, Berisha amniston Ramës, në emër të këtij pazari pengohet grupi parlamentar i PD
Artikulli tjetërAleksandër Vuçiç: Në Bruksel më kërkuan të njoh Pavarësinë e Kosovës