Nga Sidi Hasanaj
Agron Shehaj shëmbëlltyra e dikujt që imungon dinjiteti, si në fitore edhe në humbje!
Agron Shehaj sapo bëri në Opinion dorëzimin më “elegant në justifikim” që kam parë:
“Po largohem se më ka përjashtuar Bardhi, dhe Berisha nuk bëri rithemelim të vërtetë”.
Në fakt Shehaj u largua nga Berisha se i humbi çdo shpresë që Berisha mund të ketë të ardhme politike. Por nuk ka kurajon dhe dinjitetin ta pranojë!
Ashtu si askush me dinjitet nuk mund të besonte që Berisha me Kuliqin,Nokën, Bylkbashin, Vokshin e Tritanin do realizonin “Rithemelim”… të gjithë e dinin përfshirl dhe Shehajn që ai projekt ishte RICIKLIM, jo Rithemelim.
Por Shehaj shkoi atje për arrivizëm, me iluzionin që Berisha do merrte PD dhe në forma indirekte (si psh të vendoste Shehajn kandidat për KM) do rrimerte pushtetin.
Shehaj shkoi për arrivizëm pushteti dhe paraje, edhe pse e dinte se çfarë llumi kishte në historinë dhe figurat e rithemlimit.
Kur e pa që Berisha nuk morri dot PD, por morri Gaz Bardhin dhe humbi dhëndrin në burg, iku me frikën se mos humbiste paratë e hedhura te ky projekt.
Nuk ka dinjitet të pranojë humbjen e këtin projekti, dhe gabimin e tij në zgjedhje.
Ashtu si u tregua padinjitet edhe në fitore, kur në 2021 hodhi poshtë gjithë përkrahjen që Basha i kishte dhënë, dhe mes vendimit pro SHBA dhe Berishës, zgjodhi Berishën … pa dinjitet. Akuzoi oligarkun e Berishës për aferën e unazës së re, shkoi te Politikani i atij oligarku dhe te televizioni i tij!
Padinjitet kur i qëndronte Berishës në krah teksa ai artikulonte se “reforma në drejtësi dubet zhbërë, dhe se Amerika është e korruptjar nga Rama për nongratën e tij”.
Pa dinjitet në humbje si sot, padinjitet në fitore si në 2021 si deputet.
U largua me turp nga politka, asnjëherë nuk tha të vërtetën, por vetëm luftoi për lavdi personale pa asnjë skrupull apo princip, arrivist.