Basha në Milot: PD mbështet SPAK-un për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet publike të shqiptarëve

Kryetari i PD Basha zhvilloi sot një takim me banorë të Milotit.

Në këtë takim Basha tha se “Shqipëria ka mundësinë për një ndryshim të vërtetë dhe kjo bëhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe duke vënë në jetë vetingun e politikanëve”.

Basha theksoi se korrupsioni është shkaktari i varfërisë dhe emigrimit masiv të shqiptarëve dhe, për këtë arsye, ai tha se PD mbështet dhe inkurajon SPAK-un në përpjekjet e tij për te çuar para drejtësisë të gjithe ata që kanë abuzuar me fondet publike.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në këtë takim u ndal edhe tek projektligji për vetingun.

Sipas Bashës, “dy janë parimet që zbatohen në këtë projektligj: i pari, ndiq paranë. Pra sipas këtsaj nisme, paraja e korrupsionit, paraja e politikanit të korruptuar e fshehur në çdo lloj forme dhe mënyre të mundshme, gjurmohet përmes instrumentave që i jepen autoritetit kundër luftës së korrupsionit. Thënë ndryshe, një ILDKP e reformuar dhe e fuqizuar”.

“Duke votuar ligjin për vettingun e politikanëve, le t’i tregojmë shqiptarëve se kush janë politikanët e korruptuar, që duhen larguar e të lënë mandatin e tyre. Kush janë politikanët e lidhur me krimin, nuk mundet më të qëndrojnë e të mbrojnë interesat e publikut, por në fakt po mbrojnë interesat e atyre që i kanë sjelle. Të pastrojmë politikën për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një politikë të pastër nga korrupsioni dhe nga lidhjet me krimin e organizuar” – theksoi edhe njëherë Basha.

IMG 20231107 WA0018

Artikulli paraprakPD, Merita Bakiu: Buxheti i qeverisë për vitin 2024, nuk është aspak një projekt buxhet për shqiptarët, por një thes ku kjo qeveri e korruptuar fut duart për të vjedhur.
Artikulli tjetërJuristi i PD: Kemi propozuar kontroll të përvitshëm të pasurisë për zyrtarët e lartë