Kryetari i PD, Luzim Basha, takoi e bashkëbisedoi sot me banorë dhe sipërmarrës në Laç

“Varfëria dhe emigrimi mbeten një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë.

Rreth 44% e popullsisë është në kufijtë e varfërisë, përqindja më e lartë në BE dhe në rajon”,- tha Basha.

Ai tha se shumica e vendeve të punës ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimumin jetik të nevojave për një familje.

“Politikat e qeverisë po dëmtojnë shtresat më të varfra dhe biznesin e vogël dhe po favorizojnë më të pasurit dhe oligarkët”.

Në bisedat me kryetarin Basha, sipërmarrësit tregojnë se rritja e çmimit të naftës, taksat dhe rënia e fuqisë blerëse, janë arsyet që po çojnë drejt mbylljes masive të bizneseve, dhe e vetmja rrugë për ta mbetet emigrimi.

Sipas tyre, biznesi i vogël po dëmtohet nga rritja e çmimit të naftës, taksat dhe rënia e fuqisë blerëse.

Kryetari i PD, Basha tha se “Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon dhe ndër të vetmet vende në botë, ku politikat e qeverisë ndihmojnë të pasurit, që po bëhen më të pasur dhe të varfërit më të varfër”.

IMG 20231107 WA0033 IMG 20231107 WA0032

Artikulli paraprakPD zbardh kërkesën për interpelancë me Ramën, nënkryetari Çollaku: Marrëveshjen për emigrantët do e çojmë në Kushtetuese
Artikulli tjetërNën hetim për korrupsion, jep dorëheqjen kryeministri i Portugalisë