Si do u hetohet pasuria politikanëve? Juristi i PD tregon detajet

Sekretari i çështjeve ligjore për Partinë Demokratike, Indrit Sefa, ishte  i ftuar në një intervistë për ‘Euronews Albania’ ku tha se si është menduar të bëhet vetingu për politikanët.

Ai tha se tashmë është menduar një formë e re për të bërë hetimin dhe ferifikimin e pasurive të politikanëve.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=552&loc=https%3A%2F%2Feuronews

“Diskutimi për vetingun është një kërkesë e hershme, ka ndryshuar formë pasi ne në propozimin e parë patëm edhe një paqartësi nga ana e SPAK se ishte vendosur ai si organ për të bërë vetingun, por nuk e mori përsipër.

lg.php?bannerid=2104&campaignid=22&zoneid=657&loc=https%3A%2F%2Feuronews

Ne kemi menduar një formë të re tani e cila përputhet me institucionet të cilat kanë për detyrë funksionale kontrollin e pasurisë së funksionarëve publik, përveç kësaj tani u shtohet edhe kontrolli i figurës dhe i personalitetit të funksionarëve. Ky është element shtesë shumë i rëndësishëm”,-tha Indrit Sefa.

Artikulli paraprakÇfarë Janë Ushqimet Pa Gluten – Përse Duhet T’i Konsumoni
Artikulli tjetërAnëtari i kryesisë së PD: Vetëm SPAK e largon Berishën. Deputetët që e ndjekin janë në rrugën e gabuar