Sali Berisha ka deklaruar se Arben Kraja s’mund të merrte një çështje ndaj tij për shkak se është në konflikt interesi.
Ai theksoi se Arben Kraja u shkarkuara prej ligjit të lustracionit të iniciuar nga Berisha dhe se është i verbuar nga hakmarrjet e vjetra.
Sali Berisha: “Keni dyshim që nuk është Rama prapa gjahut politik të opozitës? Kam denoncuar takimet e fshehta dhe lidhjet monstruoze të krimit të skapistëve, kanë lidhje të tmerrshme me banda dhe krimin.
Si mund të dyshohet që nuk është Rama pas kësaj. Nuk është folur asnjë fjalë për këtë punë, por vetëm aksionin opozitar.
Rama urdhëron fallangat e krimit në SPAK e gjykata. Prokurorët janë në konflikt interesi. Arben Kraja la detyrën pas ligjit të lustracionit. Nuk mund të merrte një shqyrtim të çështje të Berishës.
Bëra ligjin që ish-xhelatët e Sigurimit të Shtetit s’mund të jenë në drejtësi, janë të përjashtuar me ligj. Ku pyet Rama në ligj kur i përdor si do.
Arben Kraja duke e ditur se është larguar nga sistemi i drejtësisë nga një iniciativë e Berishës s’duhet të merrte çështje. Ligji nuk e lejon të jetë në SPAK, kryesoi edhe SPAK. Po të mos ishte byk në ndërgjegjen profesionale, është i verbuar nga hakmarrjet e vjetra. Mendojnë se mund të më impresionojnë mua.