Gjyqi ndaj Mediut për Gërdecin/ Flet financieri: Më kërkuan të vendos çmimet për demontimin, s’firmosa! Punonjësi: Çmontoja fishekët, ishte e rrezikshme

Në seancën e sotme, në kuadër të dëshmive për tragjedinë e Gërdecit, kanë dhënë dëshminë e tyre katër nga tetë dëshmitarët e thirrur, ku një ndër ta është financieri Kol Lekgjonaj. Ai është shprehur se i është kërkuar që të vendosë çmimet për demontimin, por që sipas tij nuk ka firmosur asnjë shkresë.

“Kam punuar në shtabin e përgjithshëm të FA. Kryetari me mbiemër Hoxha më tha që jam anëtar i grupit të punës dhe do vendosja çmimet për demontimin. Në mbledhjen e fundit na erdhi një shkresë jo zyrtare që përcaktonte disa çmime të papërfillshme në koncept.

Unë nuk kam rënë dakort për çmimet dhe nuk kam firmosur asnjë shkresë, sepse nuk kishte firmë, vulë, nuk kishte të dhëna se nga cila ndërmarrje vinte. Unë isha te financa, merrja pjesë kryesisht vetëm për mbledhje, e cila ishte e protokolluar. Konkluzionet i nxirrte vetëm uzina e Poliçanit”, u shpreh Lekgjonaj.

Në kuadër të këtyre dëshmive është dëgjuar dhe dëshmia e një prej punonjësve të fabrikës, Qemal Mema, i cili ka zbuluar se çmontonte fishekët, gjë kishte rrezikshmëri në demontim.

Ai ka treguar se ditën e shpërthimit lidhte thasët e baritit dhe si pasojë, u dëmtua në kokë dhe në dorë. Mema është shprehur se ishte 3 deri në 7 metra larg nga vatra e shpërthimit dhe në dysheme kishte shumë barut në formën e një rreth-rrotullimi.

“Më punësoi Dritan Minxolli. Çmontoja fishekët, kishte rrezikshmëri në demontim. Fishekët futeshin në makineri, ku ndahej baruti nga fishekët. E ndërpreva punën se u dëmtova të këmba. Kur rifillova punë, merresha me lidhjen e thasëve të barutit. Punonim me mjete primitive.

Ditën e shpërthimit, po merresha me lidhjen e thasëve të barutit. Kur mbrapa dëgjova një shpërthim. Jam dëmtuar në kokë, në dorë, u shtrova 10 ditë në Spitalin Ushtarak.

Isha 3 deri në 7 metra larg nga vatra e shpërthimit, në dysheme kishte shumë barut në formën e një rreth-rrotullimi. Nuk jam trajnuar dhe nuk kam patur rregullore. Nuk kam firmosur kontratë dhe më thane se jam i siguruar, por leket i mërrja ne dorë. Vangjeli merrej me ne. Ditën e ngjarjes na thanë që të mos leviznim për të ngrënë bukë, pa spostuar barutin nga toka”, tha punonjësi.

Artikulli paraprakSi po dështon makineria e luftës së Putinit?
Artikulli tjetërVideo/ Ambientalistët bllokojnë rrugën, 77-vjeçari del nga makina dhe qëllon me armë dy prej tyre