Dhuna barbare ndaj 3-vjeçares/ Qytetarë të shumtë protestë para Ministrisë së Arsimit: Në kopshte s’ka kontrolle, edukatoret të pakualifikuara!

Qytetarë të shumtë janë mbledhur pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit për të protestuar pas rastit të rëndë të dhunimit të një 3-vjeçareje nga edukatorja e saj në një kopsht privat në kryeqytet.

Qytetarët e shumtë kanë kërkuar më shumë siguri për fëmijët e tyre në kopshtet dhe çerdhet private, si edhe shtim të stafit punonjës në institucionet shtetërore.

Një prej protestueseve u shpreh se në këto kopshte edukatoret nuk janë të përgatitura dhe nuk kanë kualifikimin e nevojshëm për t’u kujdesur për të vegjlit në këto ambiente.

 

 

“Jam shumë e indinjuar për atë që i ndodhi fëmijës. Prokuroria duhet ta fusë brenda edukatoren. Nuk mund të punohet pa licencë në mes të Tiranës. Ku janë organet kompetente? Duhet patjetër kontrolle në kopshte dhe çerdhet private. Këtë të shohë ministria. Këtu fillon edukimi dhe prandaj bëhet çdo gjë. Merren edukatoret dhe nuk dihet përgatitja ose profili i tyre. I kam bredhur me radhë çerdhet, të gjitha thonë se nuk kanë diploma për këtë punë.

Këtë të bëjë ministrja, le të rregullojë këtë problematikë për brezin e vogël. Kontrolli duhet të nisë nga shteti. 40 fëmijë janë në shtet për 2 edukatore në shtet. Ato janë heroina, por është e pamundur. Po pranojmë këta emigrantët, po këta të vegjlit tanë?”-u shprehën protestuesit mes të tjerash.

Artikulli paraprakAnalizë e REL/ Pushteti dhe opozita shqiptare me vlerësime të ndryshme për Raportin e Progresit
Artikulli tjetërMë pak se një vit nga gara për Shtëpinë e Bardhë, kandidatët republikanë zhvillojnë debatin e tretë, përplasje për Ukrainën