Ata persona nga shtete të ndryshme që shijojnë lirinë e të udhëtuarit në Evropë pa pasaportë në zonën Shengen dhe ata, të cilët duhet të kenë pasaportë, duhet të paguajnë një tarifë prej 5€ si pjesë e masave për të rritur sigurinë e kufirit.
Ndaj propozimit të Komisionit Evropian, vizitorët nga vendet që kanë aplikuar për viza të lira, duhet të rishqyrtohen si të tillë duke qenë pjesë e një sistemi verifikimi dhe autorizimi.
Brukseli ka prezantuar disa masa, të cilat synojnë sigurinë e kufirit si pasojë e sulmeve terroriste dhe masës së madhe të hyrjes së emigrantëve gjatë vitit 2015.
Skema, e cila bazohet në një sistem të ngjashëm me atë të SHBA, do të mbulojë 30 milionë njerëz, të cilët hyjnë çdo vit në SHBA duke përfshirë Kanadanë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, të cilët janë në proces pritjeje për aprovimin e heqjes së vizave së bashku me 60 vende të tjera.
Nëse britanikëve do u duhet të paguajnë, gjë kjo që varet nga sistemi i vizave në Mbretërinë e Bashkuar dhe negocimi me BE. Siç pritet, qytetarëve në Mbretërinë e Bashkuar u është hequr viza dhe Britania mund të bjerë në skemën e ETIAS.
“ETIAS do të punojë për të gjitha vendet aktuale dhe ato të ardhshme. Ajo nuk veçojnë ndonjë vend apo rajon”, tha Dimitris Avramopoulos, komisioneri përgjegjës për çështjet e brendshme.
Sipas planit, çdokush që hyn në BE nga një vend, i cili ka aplikuar për procesin e udhëtimit, të dhënat e secilit do të jenë të dokumentuara në databaza, duke përfshirë edhe ato të organizatave ndërkombëtare policore të Interpolit. Pasi është dhënë, leja për të hyrë në zonë do të zgjasë pesë vite, krahasuar me dy vitet e ofruara nga sistemi amerikan ESTA.
Shtetasit nga vendet jo anëtare të BE, si Irlanda dhe Danimarka, nuk do u duhet ta paguajnë tarifën dhe do të mund të udhëtojnë lirshëm brenda bllokut.
Zyrtarët e Komisionit Evropian vlerësojnë se skema do të kushtojë rreth 230 milionë €. Nëse miratohet shpejt nga shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian, mund të jetë gati deri në vitin 2018.
Tarifa prej 5€ është më e ulët se sa pritej dhe personat nën 18 vjeç nuk do e paguajnë.
Raportet e mediave në vende të tilla si ato të ish-Jugosllavisë kishin sugjeruar një taksë më të lartë prej 50€, duke patur frikën se BE është duke u përpjekur për të reduktuar udhëtimet rajonale duke i bërë shumë të shtrenjta.
Linjat ajrore, anijet dhe kompanitë e autobusëve duhet të sigurohen se të gjithë pasagjerët do të kenë dokumentacionin e duhur para se të udhëtojnë. Shumë vende të BE-së kanë prezantuar “detyrimin bartës” në prag të krizës së migracionit, duke i lënë operatorët e udhëtimit të përballen me gjoba të mëdha në qoftë se nuk arrijnë ta bëjnë atë që u është kërkuar.
“Në një epokë ku lëvizshmëria është në rritje, por edhe nën kërcënime të vazhdueshme sigurie, objektivi i këtij sistemi automatik është që të kemi një kontroll shtesë të sigurisë duke siguruar një hyrje të lehtë në zonën Shengen të udhëtarëve pa viza”, shtoi Avramopulos.