‘Gjermani 2024’/ Kombëtarja nis grumbullimin të hënën, programi i kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare nis nga e hëna e 13 nëntorit përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, ndaj Moldavisë më 17 nëntor në transfertë e më pas ndaj Ishujve Faroe më 20 nëntor në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe nga e hëna do të nisin stërvitjet. Grupi pritet të kompletohet ditën e hënë, pasi të gjithë futbollistët e thirrur të kenë përfunduar impenjimet me ekipet respektive.

Më poshtë, është programi stërvitor i kombëtares kuqezi për këto dy ndeshje të rëndësishme e vendimtare për Shqipërinë, për një vend në finalet e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas axhendës paraprake.

E hënë, 13 nëntor 2023

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares ORA 13:00

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 15:00

E martë, 14 nëntor 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 11:00

E mërkurë, 15 nëntor 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 11:00

E enjte, 16 nëntor 2023

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin ‘Zimbru’ ,ora 17:15.

Stërvitja zyrtare në stadiumin ‘Zimbru’, ora 18:00.

E premte, 17 nëntor 2023

MOLDAVI – SHQIPËRI, ORA 18:00, në stadiumin ‘Zimbru’, Chisinau, Moldavi

E shtunë, 18 nëntor 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 12:00.

E diel, 19 nëntor 2023

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo stadiumin ‘Air Albania’, në ora 17:15

Stërvitja zyrtare në stadiumin ‘Air Albania’, ora 18:00

E hënë, 20 nëntor

SHQIPËRI – ISHUJT FAROE, ORA 20:45, në stadiumin ‘Air Albania’, Tiranë.

Artikulli paraprakKurti: Serbia me përpjekje të vazhdueshme për destabilizimin e vendeve të rajonit
Artikulli tjetërBill Gates jep parashikime “të frikshme” për Inteligjencën Artificiale