Nga Bato Kosova
Sot u zhvillua një seancë gjyqësore, e zakonshme për regjistrimin e statutit të ndyshuar të PD në gjykatë.
Gaztori i Berishës i cili në një mënyrë të çuditshme refuzoi të çojë ndonjë dokument në gjykatë për të vërtetuar zbatimin e statutit në mbledhje e Këshillit Kombëtar të pretenduar prej tij, vrapoi që këtë procedurë ta lidhë me kryetarin e PD Lulzim Basha.
Gaztori i dëshpëruar, shpërndau një lajm të rremë. Gjykata nuk njeh Lulzim Bashën tha gaztori. Ndërkohë, vetë gjykatësi në vendimin e tij thotë PDSH e drejtuar nga Lulzim Basha.
Jo se nuk e di, por është shenjë dëshpërimi, njësoj si e tutorit të tij që pasi dështojnë mbushin dynjanë me mashtrime.
Ajo që vihet re është se takimet nëpër skutat e oligarkëve me gjyqtarin e kishin ndihmuar gaztorin të përgatiste lajmin e rremë. Por ajo nuk shërben për më shumë se kaq.
Kryetari i PD Lulzim Basha dhe partia vazhdojnë punën e tyre. Këtë nuk e ndalon siç nuk e ka ndaluar asnjë procedurë e mëparshme.
Nga ana tjetër fatkeqësisht aleanca Rama- Berisha vazhdojnë përpëlitjet e tyre përballë SPAK dhe me ndihmën e gaztori të mbajnë peng Kuvendin, të harrohet buxheti, emigrantët, akuzat e SPAK për Berishën dhe njerëzit e Ramës.
Për këtë po mbajnë peng grupin parlamentar sepse Ramës me shumë se çdokujt, i duhet kaosi i Berishës dhe gaztorit të tij.
Rama-Berisha janë bashkë në betejën kundër SPAK dhe pseudo-aksioni është i koordinuar bashkërisht me ndihmën e oligarkëve të tyre.
Rama-Berisha janë bashkë në pengmarrjen e grupit parlamentar të PD, duke dhunuar për herë të parë në histori të drejtën e një partie për t’u organizuar.
Madje duke mbajtur si pjesë të PD një individ të përjashtuar nga partia. Pse nuk e pati të njëjtin standart Edi Rama, kur përjashtoi Tom Doshin?!
Rama-Berisha ishin bashkë humbjen e turpshme të 14 majit në këmbim të kullave për familjen Berisha.
Rama-Berisha janë bashkë kundër, votës se diasporës, listave të hapura dhe vettingut në politikë.
Rama-Berisha kapën sistemin në 2008 dhe po tetojnë ta mbajnë atë të bllokuar edhe me ndihmën e shfaqeve të gaztorit në parlament.
Lajmet e rreme të sotme janë shenjë dëshpërimi për Berishën, Ramën dhe gaztorin. Ata se kontrollojnë dot me SPAK dhe asnjë pakt mes tyre nuk funksionon dot përballë akuzave të SPAK.