Artan Hoxha paralajmëron Berishën: S’ka rrugë tjetër përveç ligjit, nuk shpëton nëse i mbyll derën postës

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar Sali Berishën se nuk i shpëton dot procesit ligjor kundër tij.

Berisha refuzon të marrë vendimin për masën e sigurisë dhe po sulmon fort drejtësinë.

Në Opinion Hoxha tha se avokatët e kanë marrë vendimin dhe ju drejtuan Apelit, teksa tha se çfarëdo që të bëjë ish-kryeministri, nuk i shpëton dot ligjit.

“Situata me Berishën ndryshoi. Avokatët u paraqitën në gjykatë për ta apeluar. Ata kanë deklaruar se janë njohur. Edhe pse Berisha u mbyllte derën. Ajo që kemi thënë se nuk ka rrugë tjetër përveç ligjit. Nuk shpëton dot. Pastaj shko bëje betejën, nuk shmangesh dot. Është i ligjshëm ajo është një gjykatë më e lartë që vendos”, tha ai.

Artikulli paraprakDosja “CEZ-DIA”, deputeti socialist Agron Çela paraqitet në SPAK
Artikulli tjetër“Ju thonë që ky është buxheti më i madh!”, Tabaku: Faktet flasin ndryshe! Paratë shkojnë për koncesionet dhe PPP-të