SHËNIM/ Pse Partia Demokratike mbetet e vetmja shpresë për shqiptarët?

Skena politike e sotme është aq shumë e trazuar saqë është e pamundur të dëgjohen zërat dhe propozimet e arsyeshme.

Në vend të ideve, mbizotërojnë akuzat.

Në vend të propozimeve konkrete, vendin e ka zënë show-i politik i pushtetit dhe i “Rithemelimit”.

Qeveria është goditur nga SPAK-u, por një gjë e tillë nuk është shndërruar në përfitim për opozitën.

Sepse atë po e mban peng një njeri, Sali Berisha, për hallin e tij personal.

Në kushte të tjera, ai do ishte braktisur, mirëpo grupimi i Gaz Bardhit dhe pak deputetë që e ndjekin për egoizëm të shfrenuar dhe për ëndrra me sy hapur si liderë të mëdhenj, kanë bërë që situata të jetë e turbullt.

Në kushtet kur Edi Rama fshihet pas gishtit tregues ndaj Berishës dhe Metës, Gaz Bardhi fshihet pas Sali Berishës dhe ky i fundit fshihet në selinë e uzurpuar të PD-së prej SPAK-ut, e vetmja shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët ngelet Partia Demokratike e Shqipërisë dhe kryetari i saj Lulzim Basha.

Kur të tjerët fshihen nga diçka, ai takon njerëzit.

Kur të gjithë sulmojnë SPAK-un, ai dhe grupimi mbështetës i Partisë Demokratike inkurajojnë sistemin e drejtësisë.

Kur të parët janë bojkotuar dhe takojnë vetëm njëri-tjetrin, Basha pritet në Bruksel dhe në Londër.

Kur Rama bën llogje dhe “Rithemelimi” hedh karriget, Basha dhe grupi i deputetëve të PD artikulojnë zgjidhje, ngrehin shqetësime dhe japin alternativa.

Rruga nuk është aspak e lehtë. Ajo kërkon sakrifica dhe alturizëm.

Por ky është një mision dhe e ardhmja u takon atyre që e trajtojnë politikën si të tillë.

Artikulli paraprakDeutsche Welle: Si u shemb skela që vrau 5 shqiptarë në Gjemani
Artikulli tjetërKulluri: Bardhi i bie derës së gabuar, nuk ekziston për ne! Gjendja psikoemocionale e Foltores është e rëndë