‘CEZ-DIA’, gazetari: Vojsava Ismailaj më tha se Meta i ka bërë shantazh dhe i ka marrë para Kastriotit, kur ndaloi pagesën ia ‘hodhi’ drejtësisë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u mor në pyetje më 8 nëntor në SPAK në lidhje me aferën CEZ-DIA me një dëm në buxhetin ne shtetit prej 414 milionë euro. Ai pretendoi se rihapja e çështjes është politike dhe e bazuar në kallëzimin e një të dënuari për shpifje.

Sot në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, gazetari Fatos Mahmutaj ka zbardhur detaje të reja mbi intervistën që ka realizuar me Vojsava Ismailajn, bashkëshorten e Kastriot Ismailajt pronar i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Meta.

Vojsava Ismailaj, siç deklaroi Mahmutaj ka akuzuar Metën se i ka bërë presion bashkëshortit të saj, madje “se i ka marrë para”.

Pyetje: Ke bërë një intervistë pak vite më parë me bashkëshorten e Kastriot Ismailajt Vojsava Ismailaj? Cfarë nuk është publikuar?

Fatos Mahmutaj: Ajo akuzonte Ilir Metën si njeri që i bënte shantazh Ismailajt, i kërkonte para. Më ka thënë se Meta ishte ai person që bënte presion se i duheshin. Ajo më tha se e ka paguar disa herë. Në momentin që nuk e pagoi ai u hodh si një mish për top në organet e drejtësisë për tu arrestuar.

Pyetje: A do ketë drejtësi për këto dy çështje të rëndësishme?

Fatos Mahmutaj: Besoj se gjërat po shkojnë ku duhet pak nga pak dhe besoj se autorët e këtyre çështjeve do ndëshkohen.

Dyshimet ndaj Metes i kanë fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, kontratë e cila në vitin 2013, u ndërpre pasi socialistët morën pushtetin. Prishja e marrëveshjes i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro. Për këtë aferë u dënua Kastiot Ismailaj, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, pasi përvetësoi 5 milionë euro nga kompania me fatura fiktive pa mbledhur asnjë borxh nga pagesat e prapambetura.

Artikulli paraprakShefi i NATO-s viziton Kosovën javën e ardhshme
Artikulli tjetërBuxheti 2024/ Haxhimali: Bashkitë të mbështeten me më shumë mjete financiare. Rrapaj: Bujqësia? Disa probleme s’janë marrë parasysh