PD, Çollaku: Rama nëse do kishte dikë për të mbrojtur, është Ilir Beqaj. Vendimi i sotëm tregon që SPAK-u është i pakompromentueshëm

Lidhur me masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Beqaj, ka reaguar nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku.

Për Çollakun, rasti ndaj njeriut të afërt të Edi Ramës, është tregues që ky i fundit nuk ka asgjë çfarë t’i bëjë SPAK-ut dhe atyre që e mbështesin atë.

Postimi i plotë i nënkryetarit të PD-së, Kreshnik Çollaku:

“Ilir Beqja nje nder ministrat me te rendesishem,dhe nje nder njerezit me te afert te kryeministrit Rama ,pergjate gjithe karrieres se tij ,eshte vene sot ne mase sigurie nga SPAK.

Nese do te mbronte dike,pervec familjes se ngushte te tij,Rama do te mbronte Ilir Beqaj.
Veprimi i sotem i SPAK eshte prove se kryeministri nuk ka cfare i ben asgje,po komplet asgje SPAK dhe fuqise qe mbeshtet SPAK.
Dhe ky eshte nje lajm i mire per Shqiperine dhe per shqiptaret.”

Artikulli paraprak“The Guardian”: Banjat e Bënjës mes nëntë ujërave termale më tërheqëse natyrore në Evropë
Artikulli tjetërIlir Beqaj jep dorëheqjen nga SASPAC pas masës së sigurisë nga GJKKO