PD, Orjola Pampuri kërkon dyfishimin e fondit të parashikuar për kompensimin e pronarëve

Partia Demokratike e ka ngritur si shqetësim madhor buxhetin e korrupsionit që ka sjellë qeveria në Parlament.

Për këtë arsye, deputetët e PD kanë hartuar 8 amendamente që janë depozituar zyrtarisht në Parlament.

Deputetja dhe nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri, në amendamentin e propozuar kërkon dyfishimin e fondit të parashikuar për kompensimin e pronarëve.

AMENDAMENTI OËR BUXHETIN E KOMPENSIMIT TË PRONARËVE, PROPOZUAR NGA DEPUTETJA DHE NËNKRYETARJA E PD, ORJOLA PAMPURI

KUVENDI

AMENDAMENT

PËR DISA NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN “PËR BUXHETIN E VITIT 2024”

Në mbështetje të nenit 75, pika 4 të Regullores së Kuvendit të Shqipërisë, deputetja znj. Orjola Pampuri propozon,

Në projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024”, të bëhet ndryshimi, si më poshtë vijon:

Neni 1

Në projektbuxhet Neni 6, “Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve për vitin 2024 është 5000 milion leke” bëhet:
Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve për vitin 2024 është 10.000 milion lekë”.

Neni 2

Ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet, tabelat dhe anekset shoqëruese të ligjit.

RELACION

PËR AMENDAMENTIN

Problemet me pronësinë janë një nga faktorët që pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit, frenimin e investimeve, sidomos ato të huaja. Qeveria, për të disajtin vit rradhazi, nuk po jep atë qe ju takon ish-pronarëve. Madje, tejzgjatja e procesit të kompensimit të ish-pronarëve krijon vetëm efekte negative si dhe rrit korrupsionin e administratës publike në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave.

Ky amendament ka për synim që të 2-fishojë fondet e akorduara nga qeveria për kompensimin e ish-pronarëve. Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve për vitin 2024 është 5000 milion lekë ndërkohë kërkoj qe ky fond të shkojë në vlerën 10.000 milion lekë për vitin 2024.
Kjo do të ndihmojë që ky proces të mbyllet sa më parë por edhe kjo kategori të marrë atë çka i takon.

Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.

Artikulli paraprakBuxheti 2024/ Deputetja e PD Andia Ulliri paraqet amendamentet për rininë!
Artikulli tjetërJa sa fiton/ Media britanike vjen në Tiranë dhe takon kontrabandistin! I riu: Biznesi nuk ka qenë kurrë më i mirë