Lumir Abdixhiku rizgjidhet në krye të LDK

Lumir Abdixhiku, rizgjidhet kryetar i ri LDK-së, me 333 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti kuvendin e 10-të zgjedhor, ku përballë kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku, nuk u pranua asnjë kandidat tjetër.

Ish-deputeti Faton Bislimi pretendoi kandidaturën përballë Abdixhikut, por 6 anëtarët e kryesisë e bën të qartë se ai nuk ka të drejtë pasi nuk është delegat i zgjedhur.

Atij ju mohua e drejta e fjalës gjatë punimeve të Kuvendit. Sakaq, gjatë fjalës së tij në kuvendin zgjedhor, Abdixhiku nderoi lart veprën e themelueseve të partisë, duke kujtuar në veçanti presidentin historik Ibrahim Rugovën.

Të pranishëm në sallë ishin djali i tij Ukë Rugova, dhe, ish-presidenti, Fatmir Sejdiu.

Artikulli paraprakArtan Fuga: A jemi më një shoqëri e bazuar te kultura e shkruar?
Artikulli tjetërUshqimet Më Të Mira Për Të Mbajtur Në Kontroll Diabetin