Seanca më e rëndësishme e vitit në Parlament, ajo për miratimin e buxhetit, ka zgjatur vetëm 4 minuta dhe 40 sekonda.
Kjo, për shkak të tensioneve dhe tymueseve të hedhura në Kuvend nga deputetët e opozitës.
Ka qenë kjo arsyeja, që mazhoranca ka miratuar në parim projekt buxhetin për vitin 2024, me 83 vota pro, pa debat.
Teksa grupimi i Sali Berishës kishte ndezur tymuese dhe në disa ulëse u vendos edhe flakë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, pas kalimit në parim të projektligjeve me votat e socialistëve, e mbylli seancën e sotme.