PS sulmon hapur SPAK-un/ Blendi Çuçi: Dumani të shohë punën e tij dhe të mos japë opinione personale

SPAK ka marrë këto kohë sulme të paprecedenta nga Sali Berisha. Edi Rama ka qenë më i rezervuar dhe goditjet e SPAK-ut ndaj qeverisë së tij ka dashur t’i shndërrojë në ‘fitore’ elektorale dhe në mbështetje ndaj sistemit të drejtësisë.

Sigurisht që nuk është i sinqertë në këtë gjë, mirëpo përballë një Berishe që sulmon mëngjes e mbrëmje drejtësinë, ai e ka më të lehtë për ta mbrojtur, edhe kur bëhet fjalë që drejtësia merr në hetim njerëz të afërt të tij.

Sot ka qenë kreu i Grupit Parlamenter të PS-së, Blendi Çuçi, i cili, ndonëse nuk njihet për agresivitet, ka bërë një sulm të paprecedent ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e Dumanit, se ai është i gatshëm t’i dëgjojë rekomandimet e kominisoneve parlamentare, Çuçi ka qenë i prerë.

“Përsa i përket vlerësimit apo opinionit që ka dhënë kreu i SPAK-ut në Këshillin e Integrimit, ai është një opinion krejt personal.” – u shpreh Çuçi.

“Drejtuesi i SPAK-ut të bëjë drejtuesin e SPAK-ut, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese ta bëjnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.” – përfundoi ai.

Artikulli paraprakSot ndeshja e Kombëtares me Ishujt Faroe, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Artikulli tjetërAhmetaj në arrati nga SPAK, por PS-ja nuk e përjashton nga Grupi Parlamentar