Kisha katolike e Shqipërisë kërkesë Presidentit Begaj: Të miratohet një ligj për dënimin e krimeve të komunizmit, lartësohet ende figura e Enver Hoxhës

Kisha katolike e Shqipërisë përmes një shkrese zyrtare drejtuar instancave kryesore shtetërore në vend, ka kërkuar që të vendoset me ligj dënimi i krimeve të komunizmit.

 

Në shkresën drejtuar Kuvendit të Republikës, Presidentit të Republikës dhe Këshillit të Ministrave, Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Angelo Massafra, njëkohësisht arqipeshkëv i Shkodrës, kërkon dënimin e krimeve të komunizmit për shkak se në zona të ndryshme të Shqipërisë ka tentativa për të lartësuar figurën e diktatorit Enver Hoxha dhe komunizmin në tërësi.

Arqipeshkëv i Shkodrës kërkon që librat e historisë të shkruajnë të vërtetën e komunizmit në Shqipëri, burgjet dhe vendet e torturës të konsiderohen dhe ruhen si Muze, si psh. Burgu i Spaç-it, si edhe që të persekutuarit politikë dhe të mbijetuarit nga burgjet të kenë shpërblimin e përshtatshëm.

“Aktet ligjore dhe nënligjore të përcaktojnë rregulla të qarta mbi dekoratat, titujt e nderit dhe medaljet në mënyrë që të shmanget vlerësimi dhe lartësimi i funksionarëve të organeve të diktaturës komuniste”, theksohet në kërkesë.

Po ashtu kërkesa vjen edhe pasi ende vijon transmetimi i filmave të sistemit komunist, që sipas kishës duhen ndaluar për të mos infektuar brezin e ri.

Kjo është hera e parë që Kisha Katolike shqiptare i drejtohet me një kërkesë zyrtare Presidentit për dënimin me ligj të krimeve të komunizmit dhe simboleve të tyre.

Screenshot 2023-11-21 132140

WhatsApp Image 2023-11-21 at 12.56.37

Artikulli paraprakTrebythkëndëshi, një karrige shumë kulla!
Artikulli tjetërThellohet inflacioni, çmimet rriten në Shqipëri më shumë se në BE. Nga ushqimet, qiraja, baret dhe restorantet, ja çfarë ndikoi më shumë!