Emrat/ Mbetën të plagosur në aksident, 3 të miturit transportohen me urgjencë drejt Traumës

Adoleshentet e aksidentuar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Stjar – Bajkaj, sipas bluzave të bardha të spitalit Sarandë janë nisur per mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Frenki Hamiti, 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate. 14 vjeçari Arjol Dervishaj, djali që u aksidentua më rëndë, është transportuar mëngjesin e së mërkurës me helikopter drejt Spitalit të Traumës.

Automjeti me të cilin po udhëtonin adoleshentët doli nga rruga dhe përfunduan në përrua.

Artikulli paraprakPD, Alfrida Marku Dedgjonaj: Thirrja e ambasadave për funksionim normal të Parlamentit dhe kontroll të ekzekutivit, notë qortimi për shfaqjen e dakordësuar teatrale
Artikulli tjetërNgjarje e rëndë në Kosovë, shpërthen granata e dorës, 9 të plagosur