“Dhuna në Kuvend, dëshmi e pafuqisë”, Zekthi: Thyerja e karrigeve dhe zjarri, të papranueshme! Rithemelimi nuk ka hallin e shqiptarëve, por…

Analisti dhe politologu Fitim Zekthi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për kaosin e krijuar në Kuvend, tashmë prej javësh.

Sipas tij zjarri, dhuna dhe thyerja e karrigeve në Kuvend është e papranueshme, ndërsa shtoi se kjo është dëshmi e pafuqisë së opozitës. Ndër të tjera ai akuzoi opozitën se nuk ka hallin e shqiptarëve, por se ka një krizë brenda vetë opozitës.

“Të thyejë karriget seancë pas seance, të digjen letra, është një situatë e papranueshme. Dhe po të jetë Parlamenti më i dobët në botë është detyrë e përfaqësuesve të popullit të mbrojnë interesin e qytetarëve. Çështja është pse bëhen këto? A bëhen se vërtet ka një shqetësim për hallin e njerëzve? Kjo analizë na çon në përgjigje se këto veprime bëhen nga kriza e opozitës. Kjo opozitë nga që nuk ka fuqi të jetë e besueshme, pasi ka shpërdoruar fjalën ka gjetur këtë rrugë. Kërkon të tregojë se po vibron, por ky vibrim s’ka asnjë përfitim.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fdhuna ne kuvend deshmi e pafuqise zekthi thyerja e karrigeve dhe zjarri te papranueshme opozita nuk ka hallin e shqiptareve por%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

 

Kjo dhunë është dëshmi e pafuqisë. Pushteti dhe dhuna s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Opozita tregoi se s’ka asnjë lloj pushteti.

Fakti që folën ambasadat nuk është gjë e mirë. Janë bërë lajm bote për gjë jo të mirë. Parimisht një opozitë kur do votë përpoqët të bëjë 2 gjëra. Të paraqesë idetë politike dhe ti bindë ata që i mbart në mënyrë të sinqertë.”, u shpreh Zekthi.

Artikulli paraprakKaosi i Rithemelimit në Kuvend, Zaloshnja: Shqiptarët kundër aksionit të Berishës, nuk i rrit mbështetjen në elektorat
Artikulli tjetërLulzim Basha kujton Kongresin e Manastirit: Dëshmi e fortë për nivelin e lartë të pjekurisë kombëtare