Basha: Mbështesim SPAK në goditjen e korrupsionit, vetëm me fondet e BE janë 33,5 milionë euro abuzime

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u takua me fermerë të zonës në fshatin Nartë, bashkia Gramsh.
Në bashkëbisedimin me fermerët, zoti Basha e ka konsideruar bujqësinë si prioritet për PD-në.
Duke u ndalur tek mbështetja financiare, Basha tha se “ndërkohë që buxheti për bujqësin është reduktuar nga ana e qeverisë, janë pezulluar edhe fondet e BE për shkak të abuzimit dhe korrupsionit me to”.
 “33,5 milionë euro është shuma e abuzuar nga qeveria më e korruptuar e Europës”, – theksoi Basha, ndërsa shtoi se “54 raste janë identifikuar që paratë në vënd që të shkonin për të mbështetur fermeret, kane shkuar për restorante, shtëpi e hotele lluksoze për kliente të qeverisë”.
“Ky është vetëm njëri prej rasteve në një kohë kur korrupsioni i përhapur kudo, dëmton shqiptarët dhe i detyron ata të emigrojnë”, – u shpreh krye Demokratike.
Kryetari i PD tha se “inkurajon SPAK ti japë fund pandëshkueshmërisë dhe të çojë para drejtësisë zyrtarët e korruptuar”.
“Ndërsa puna jonë, -tha Basha, – është të ndertojmë rrugën për të dalë nga kjo situatë”.
“Subvencione, në bazë të prodhimit, kjo afekton dhe qytetin, pasi ndikon dhe në çmimin e produkteve, përmirësimin e infrastrumturës që në këtë zonë është e mjerueshme, dhe aksesin në treg. Këto janë hapat që duhen ndërmarrë për të ndryshuar këtë situatë”, – tha kryetari i PD, Lulzim Basha.
IMG 20231123 WA0019 IMG 20231123 WA0017
Artikulli paraprakGazetari i drejtohet Berishës dhe Bardhit: Pse nuk e lini cirkun në Parlament dhe t’i drejtoheni Gjykatës Kushtetuese edhe për Komisionet Parlamentare?
Artikulli tjetërDaily Express: Si po e deformon ekonominë shqiptare dhe tregun e apartamenteve tregtia e drogës në Londër