PD, Mirela Karabina: Berisha dhe Rama nuk mund ta mbajnë peng Shqipërinë dhe drejtësinë

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, shprehet se prej dy vitesh Sali Berisha vijon me të njëjtin avaz, duke shpifur e duke mashtruar, me shpresën se dikush do ta dëgjojë.

“Sa më i madh halli i tij, më e pabesueshme gënjeshtra e tij. Halli i Sali Berishës sot është drejtësia, hall të cilit kërkon t’i fshihet me mashtrime.” – shprehet Karabina.

“Sali Berisha dhe Edi Rama me marrëveshjet e tyre, përfshirë edhe ato të ditëve të fundit, nuk do ta mbajnë dot peng, as drejtësinë e as Shqipërinë. Koha, kur ditën bëjnë sikur zihen e natën mbyllin pazaret, ka marrë fund!” – përfundon zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina.

REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE,  MIRELA KARABINA 

Sali Berisha vazhdon të vijë vërdallë me të njëjtin avaz, shpif e mashtro me shpresën se dikush do t’ia zgjidhë hallin e tij.

Ka dy vite që atë që thotë sot e përgenjeshtron nesër, dhe as nuk skuqet e as nuk zverdhet, në fund të fundit ai nuk ka më turp.

Sa më i madh halli i tij, më e pabesueshme gënjeshtra e tij.

Halli i Sali Berishës sot është drejtësia, hall të cilit kërkon t’i fshihet me mashtrime.

Sali Berisha bën mirë të mos fshihet e të mos vazhdojë t’i përdorë demokratët si mburojën e halleve të tij, por të dalë para drejtësisë e të provojë pafajësinë.

Në këto dy vite duhet ta kishte mësuar se as shpifjet, as mashtrimet, as paratë e krimit dhe korrupsionit me të cilat paguan tallavanë e tij nëpër Shqipëri, media e analistë, dhe as marrëvedhjet e aleancat me Edi Ramën nuk ia zgjidhën hallin e non gratës me SHBA-në dhe Britanin e Madhe.
Dhe, nuk do të mund t”ia zgjidhin hallin me drejtësinë.

Sali Berisha dhe Edi Rama me marrëveshjet e tyre, përfshirë edhe ato të ditëve të fundit, nuk do ta mbajnë dot peng, as drejtësinë e as Shqipërinë.
Koha, kur ditën bëjnë sikur zihen e natën mbyllin pazaret, ka marrë fund!

Artikulli paraprakIsh-kreu i Policisë jep alarmin: Nga zbërthimi i ‘SKY’ priten 50 arrestime të nivelit të lartë
Artikulli tjetërLulzim Basha: Ndjesë për gjithçka që nuk kemi bërë mirë. Detyra jonë të qëndrojmë pranë qytetarëve