PD, Agalliu: Me ndryshimet ligjore që kërkojnë socialistët, i hapet rrugë shkatërrimit të zonave të mbrojtura bregdetare

12 deputetë të Partisë Socialiste kanë depozituar katër ditë më parë kërkesën për ndryshim të ligjit “Për zonat e mbrojtura”.

Sipas deputetit demokrat Arbi Agalliu, një gjë e tillë bëhet me synimin për t’i hapur rrugë investimeve në ato territore, që aktualisht janë të ndaluara.

Në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike, sekretari për programin, Arbi Agalliu, ka thënë se “ pasi kanë marre çdo tokë e zaptuar çdo hapsirë, tashmë kërkojnë që të bëjnë të mjëjtën gjë dhe me zonat e mbrojtura”.

“Me keto ndryshime ligjore i hapet rruge prishjes dhe shkatërrimit te e zonave të mbrojtura bregdetare dhe ligatinore të Shqipërisë, duke prekur Liqenin e Shkodrës, ekosistemin Bunë-Velipojë, ligatinat Kune-Vain, Tale dhe Patok, Parqet Kombëtare të Divjakë-Karavastasë dhe të Butrintit, si dhe zonat Vjosë-Nartë e Pishë-Poro”. – ka përfunduar deputeti demokrat.

DEKLARATA E SEKRETARIT PËR PROGRAMIN, ARBI AGALLIU

Parlamenti dhe komisionet parlamentare kaluan dhe votuan pa diskutim projektbuxhetin e vitit 2024. E kaluan midis kaosit dhe tymit duke mos diskuruar apo degjuar propozimet e Partise Demokratike.

E sikur të mos mjaftonte kjo, në fshehtësi të plotë, pa transaprence, 12 deputetë të Partisë Socialiste kanë depozituar 4 ditë më parë kërkesën për ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura”, me qëllim hapjen rrugë investimeve në ato territore, që aktualisht janë të ndaluara.

Sipas deputetëve socialist ky projektligj do të eleminojë pengesat e krijuara në terren për të zhvilluar projekte brenda zonave që gëzojnë status mbrojtjeje, që ligji aktual e ndalon për shkak të dëmeve të pakthyeshme që sjellin në mjedis.

Drafti kërkon ndryshime edhe për “Parqet Kombëtare”, që janë ndër zonat me kategorinë më të lartë të mbrojtjes, duke kërkuar të bëhen përjashtime në rastet kur Këshilli Kombëtar i Territorit, ministria përgjegjëse apo bashkitë përkatëse evidentojnë se investimi është i një niveli të rëndësisë kombëtare.

Ky projektligj nuk bënë gjë tjetër veçse i hap rrugë investimeve në zonat e mbrojtura. Mbasi kanë marre çdo tokë e zaptuar çdo hapsirë tashmë kërkojnë që të bëjnë të mjëjtën gjë dhe me zonat e mbrojtura.

Më fakt kjo nuk është hera e parë, që synohet t’i hapet rrugë investimeve brenda zonave të mbrojtura. Në janar të vitit 2022 qeveria miratoi disa harta te reja te cilat fragmentarizonin këto territore. Edhebky akt i cili bëhet për të ndihmuar pseudo investimet strategjike, është denoncuar fort jo vetëm nga partia demokratike por edhe nga organizatat e shoqërisë civile që operojnë në fushën e mjedisit.

Me keto ndryshime ligjore i hapet rruge prishjes dhe shkatërrimit te e zonave të mbrojtura bregdetare dhe ligatinore të Shqipërisë, duke prekur Liqenin e Shkodrës, ekosistemin Bunë-Velipojë, ligatinat Kune-Vain, Tale dhe Patok, Parqet Kombëtare të Divjakë-Karavastasë dhe të Butrintit, si dhe zonat Vjosë-Nartë e Pishë-Poro”.

Artikulli paraprakNdërron jetë aktori i shquar i humorit, Zef Deda
Artikulli tjetërSterilizimi, GJKKO përplaset me SPAK për masën ndaj Ilir Beqajt: Duhej akuzuar edhe për një tjetër vepër penale