Nga Namir Lapardhaja
Edi Rama flet si opinionist, sa herë i duhet të flasë për përfaqësuesit e opozitës, e sidomos sa herë i duhet të përgjigjet për miqtë e tij nën hetim.
Edi Rama gënjen kur thotë se “nuk po e gjen Lulzim Bashën”.
Në fakt, ai sot i shmanget ballafaqimit me Bashën, pasi nuk e gënjen dot më për bashkëpunimin që ai ka me Sali Berishën për të mbajtur në kaos Kuvendin dhe, për pasojë, edhe Shqipërinë.
Dhe është e natyrshme, pasi bizneset e përbashkëta, nuk i lejojnë që ta lëshojnë kaosin, pasi kaosi i mban të dy në garën e dekurajimit të shqiptarëve për të jetuar në këtë vend.
Edi Rama nuk dha asnjë opinion as për Ilir Beqajn, që është nën akuzë e po hetohet.
Madje, ai mbrojti edhe “Sterilizimin”, edhe pse pikërisht ky tender është nën hetim për parregullsi e shkelje të rënda.
Duhet të kesh një hall shumë të madh të mbrosh një tender kaq shumë të kontestuar, me kaq shumë pikëpyetje se si është hartuar, ngritur e funksionuar.
Edi Rama e bërë këtë mbrojtje edhe më parë për bashkëpunëtorët.
Ka mbrojtur Saimir Tahirin. Ka mbrojtur Vangjush Dakon. Ka mbrojtur Lefter Kokën dhe aferën e inceneratorëve dhe ka sulmuar këdo që nxirrte fakte.
La të ikte në qetësi Arben Ahmetajn.
Pra, për Ramën shteti është opinon, madje opinion i tij.
Të tjerët janë haremi i dëshirave të tij!