Në një intervistë për Ora News, gazetari Lavdrim Lita tha se 25-vjetori i kushtetutës nuk ka asgjë për të festuar, sepse edhe aso kohe u miratua nën kushte tensioni.
Ai shtoi se ata që e kanë ndryshuar dhe miratuar janë sërish të njëjtën në politikë dhe kushtetuta duhet të jetë pararojë e ndryshimeve demokratike në vend.
Lita: 25-vjetori i kushtetutës nuk ka asgjë për të festuar, sepse edhe aso kohe u miratua nën kushte tensioni, edhe pse ajo u bë me nxitim dhe PS aso kohe donin ta miratonin, pasi nuk kishim një kushtetutë në vend. 1 muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit u votua referendumi dhe Berisha e quajti Pasaportë Socialiste. Gjatë këtyre viteve ka pasur shumë probleme dhe boshllëqe në raport me të. Kemi rastin e vitit 2008 ku Rama dhe Berisha ndërhynë në kushtetutë dhe bën ndryshime thelbësore, duke instaluar një regjim kryeministror në raport me kuvendin dhe gjyqësorin.
Kemi pasur një rast pozitive me ndryshim pozitiv të ndryshimit të kushtetutës, ai i vitit 2016 ku u bë reforma në drejtësi. Kushtetuta dhe gjykata kushtetuta kanë pasur gjithmonë probleme dhe duhet të jemi realist dhe nuk ka asgjë për të festuar. Ata që e kanë ndryshuar dhe miratuar janë sërish të njëjtën në politikë (Berisha, Meta, Rama, Majko, Gjinushi, etj) dhe kushtetuta duhet të jetë pararojë e ndryshimeve demokratike në vend. Sot në 2023 kemi akoma politikanë që nuk i binden gjykatës si Berisha.