Faqja zyrtare e Federatës Botërore të Tenisit me foton e flamurit “Autochthonous”

Faqja zyrtare e Federatës Botërore të Tenisit (ATP) ka vendosur ditën e sotme në fotografinë e profilit në “Facebook” flamurin “Autochthonous”, me figurat e Ismail Qemalit e Isa Boletinit.

Bashkangjitur fotografisë së postuar në faqen zyrtare të ATP-së, është uruar festa e Pavarësisë së Shqipërisë, e 28 nëntorit, në gjuhën angleze.

Megjithatë, shumë shpejt ajo foto u fshi nga faqja e ATP-së, për t’u zëvendësuar me logon e saj zyrtare.

Në faqe nuk u dha një shpjegim nëse profili ishte hakuar, ndonëse fotografia me flamurin e Shqipërisë është hequr tashmë nga profili i Facebook-ut të ATP-së.

Artikulli paraprak“Bashkohuni me ne”/ NATO uron Shqipërinë për festën e Flamurit: Gëzuar aleatit tonë
Artikulli tjetërFinalet e Euro “Gjermani 2024”, informacioni që duhet të dinë tifozët shqiptarë për t’u pajisur me bileta