Ju bëj thirrje: Ky është refreni i kreut të Rithemelimit, Sali Berisha që e përsit në çdo dalje të tij.
Po për çfarë bën thirrje Berisha?
Që kur kreu i Rithemelimit krijoi Foltoren nuk pushoi së thirruri njerëzit e thjeshtë, militantët, njërezit e bazës që të dilnin në mitingje që të mbronin interesat e tij që nga shpallja non grata nga SHBA dhe deri tek kullat në qendër.
Por a i ka dëgjuar kush deri më tani thirrjet e Sali Berishës?
Po të rikthemi kohë pas Berisha së bashku me kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Metaj bënin thirrje për protesta.
Pas protestës së thirrur nga Berisha më 7 korrik 2022, tentoj që të bënte të tjera, por jo vetëm që numri i i protestuesve ulej ndjeshëm pas çdo thirrje, por tashmë si Metaj edhe Berisha kur flasin për protesta, nuk guxojnë që të japin një datë të saktë, pasi kanë frikë nga mos përkrahja.
Dhe sot kur Berisha flet për mos bindje civile ai nuk u përgjigj se kur mund të fillojë ajo, por tha që një gjë e di mirë që do jetë pa kthim. Dhe pastaj bëri sërish “Thirrje” për herë të x.
Por a do ta ndjekin njerëzit Berishën edhe pse ka dy vite që bën thirrje?
Me shumë gjasa jo, sidomos kur tashmë është marrë vesh si drita e diellit se të gjitha këto lëvizje Berisha po i bën për ti shpëtuar SPAK i cili e akzuon për korrupsion së bashku me dhëndrin e tij,
A do të kthjellohet ndonjë ditë Sali Berisha dhe të ndalojë së thirruri popullin e imagjinatës së tij?!Alfapress.al