Nga Zef Ndreka
Nuk do ketë asnjë lajm të ri. Nuk do ketë asnjë zhvillim.
Edhe pse në vetvete është një Kuvend i paligjshëm, pasi nuk janë të zyrtarizuar si forcë politike, ky zgjatim politik i halleve përsonale të Berishës i quajtur Foltore, vazhdon thjeshtë të polarizojë elektoratin, duke mbajtur të përçarë PD-në dhe duke zgjatur jetëgjatësinë e qetë të Ramës në pushtet.
Asnjë ndryshim nuk do të ketë ky Kuvend me ato të daljeve të përditshme të Berishës në media e në konferenca shtypi.
Asnjë ndryshim nuk do ketë në zgjedhje dhe përzgjedhje të organeve drejtuese të Foltorës.
Misioni antikombëtar i Berishës vazhdon ende me mashtrimet, pasi shkatërroi ekonominë shqiptare, pasi dobësoi shtetin dhe varfëroi shqiptarët, pasi furnizoi me naftë makinerinë militare serbe të Millosheviçit, pasi bëri çfarë deshi me ligjin 7501 për tokën, pasi u tall me pronarët dhe të persekutuarit politik, pasi shpërndau si deshi pasuritë kombëtare, pasi shkatërroi mbi 500 fabrika prodhimit dhe uzina, pasi u pasurua familjarisht në mënyrë marramendëse bashkë me grupet e tij kriminale, sot vazhdon për çudinë e të gjithve në misionin e tij të palëkundur.
2 Dhjetori pra, nuk është ditë për demokratët, por dita ku mblidhen të mashtruarit, interesaxhinjt, të korruptuarit dhe të kapurit. Në këtë kuptim, i bëhet mirë PD-së zyrtare, sepse vazhdon vetëpastrimi i saj nga llumrat.
Kuvendi i sotëm i Foltorës me kujton Kuvendet e veteranëve revolucionar të Enverit të cilët pas pak kohe u ndjenë të turpëruar përpara historisë.
Hallet përsonale dhe familjare të non grat-ës Berisha, nuk i zgjidh, as i lehtëson ky Kuvend.
As përdorimi i foltoristëve që për hir të së vërtetës po zvogëlohet dita ditës.
Endërrat për revolucione, thyerje karrige në Kuvendin e Shqipërisë, prishjes së seancave të saj, mbajtjes peng të opozitës dhe përdorimit të saj si kështjellë mbrojtëse po i vjen fundi.
Drejtësia në këtë vend do funksionojë dhe Shqipëria do ecë përpara vetëm në krah të aleatëve të saj euroatlantik, SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe BE-së.
Çdo organizim, Kuvend, apo tubime kundër linjes euroatlantike, është i destinuar të deshtojë, siç do të ndodhë sot me Kuvendin e 2 Dhjetorit të Foltorës…