Zbulohen stadiumet ku Shqipëria do ndeshet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën

Shqipërisë nuk i buzëqeshi fati në shortin për grupet e Europianit Gjermani 2024. Kombëtarja jonë ra në grupin B, përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë.

15 qershor: Shqipëri – Itali, Dortmund

Ndeshjen e parë të grupit do ta zhvillojmë me Italinë më datë 15 qershor në qytetin e Dortmundit në stadiumin “Dortmund BVB Stadion”

Yellow Wall Dortmund vs PSG Champions League 2020

BVB Stadion Dortmund ka një kapacitet prej 66 mijë spektatorësh. Skuadra vendase është e famshmja Borussia Dortmund.

Ky stadium është një nga mjediset më të njohura në futbollin botëror falë tribunës së tij të famshme ‘Muri i verdhë’. BVB Stadion Dortmund është një nga arenat më të mëdha në UEFA EURO 2024 dhe ka pritur një sërë ndeshjesh të Kupës së Botës dhe futbollit evropian, duke përfshirë finalen e kupës së UEFA-s së vitit 2001 mes Liverpoolit dhe Deportivo Alavés.

19 qershor: Shqipëri – Kroaci, Hamburg 

Ndeshjen e dytë do të përballemi me Kroacinë më 19 qershor në Hamburg, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

Screenshot 2023 12 02 at 7.35.23%E2%80%AFPM

Stadiumi Volksparkstadion Hamburg ka një kapacitet prej 50 mijë spektatorësh dhe skuandra vendase është Hamburger SV.

Volksparkstadion Hamburg u hap për herë të parë në 1953, por u riparua rrënjësisht në vitin 2000 dhe ka pritur ndeshje në Kampionatin Evropian të UEFA-s 1988 dhe Kupat e Botës 1974 dhe 2006.

24 qershor: Shqipëri – Spanjë, Duseldorf 

Ndeshjen e tretë të grupit do të përballemi me Spanjën më 24 qershor në Duseldorf, në stadiumin “Düsseldorf Arena”.

Screenshot 2023 12 02 at 7.32.19%E2%80%AFPM

Düsseldorf Arena është stadiumi më i vogël për nga numri i spektatorëve ku do të luajë Shqipëria në Euro 2024.

Stadiumi është 47 mijë vendësh dhe skuadra vendase është Fortuna Düsseldorf.

Edhe pse nga stadiumet e vogla të Gjermanisë, në Düsseldorf Arena janë zhvilluar ndeshjet e grupeve të kampionatit europian të UEFA-s në vitin 1988.

Artikulli paraprakEmigrimi i studentëve: 100% e të ikurve nga Shqipëria shumë të kënaqur me zgjedhjen e tyre
Artikulli tjetërPolitologu Ilir Kalamaj: Berisha nxori Argitën si pasardhëse, tkurrje dramatike e mbështetjes